Pashka (ngjallja) është folje

Pashka (ngjallja) është folje

Vinita Hampton Wright

Sikurse pat thënë aq mirë Alice Camille: “Pashka [Dalja/Ngjallja] është me të vërtetë një folje, ngjarje dinamike që e bën rrugën e saj duke depërtuar nga errësira në dritë.”

Të krishterët janë njerëz të Pashkës – Ringjalljes. Dhe kjo do të thotë se ne jemi dinamikë: gjithmonë në rritje, duke ndryshuar, lëvizur dhe angazhuar, duke u përfshirë në ngjarje. Edhe ata që fizikisht nuk mund të jenë “në lëvizje” – për shkak të punësimit të nevojshëm, përgjegjësive familjare apo për arsye shëndetësore – mund të përjetojnë “lëvizje” të brendshme të shpirtit.

Ngjallja Krishti na thërret çdo ditë për të lëvizur, që të lejojmë që në rrënojat e zemrave tona, të cilat janë të hapura ndaj Hyjit, ai të sjellë tërë dashurinë hyjnore. Ne i ndiejmë lëvizjet e brendshme, e dëgjojmë zërin e Shpirtit Shenjt, madje jemi të kujdesshëm edhe ndaj emocioneve dhe përgjigjeve të rastit të cilat, në duart e Hyjit, mund të jenë një mjet për krijimin tonë të vazhdueshëm.

 

(Përktheu: Shtjefen Dodes SJ)

Previous Java e Shenjtë
Next Ngjallja si pandashmëri e shpirtit dhe trupit

Sugjerime