KRESHMET – KOHË PËR PËRFORCIMIN E LIDHJES SONË ME HYJIN

KRESHMET – KOHË PËR PËRFORCIMIN E LIDHJES SONË ME HYJIN

 

Sot, ndoshta më shumë se kurrë, është sfidë në jetën e  përditshme të përshpejtuar për të gjetur kohë për të bërë një lutje personale dhe për të zhvilluar jetën tënde shpirtërore. Jemi të vetëdijshëm se ritmi i përshpejtuar i jetës moderne, me përgjegjësitë e punës dhe familjes, kohën e nevojshme personale për pushim dhe relaksim, vështirë po lejon që gjithë kësaj t`i shtohen edhe dhjetë, njëzet apo tridhjetë minuta për lutjen e përditshme.

Megjithatë Bibla na mëson se është urdhërim ta vendosim Zotin në vendin që i takon – të parin – në mënyrë që të gjitha gjërat tjera ta gjejnë kuptimin e vërtetë.

Të provojmë këto Kreshme ta vendosim Zotin në vendin e parë, t`i dhurojmë Atij atë çfarë kemi marrë – kohën tonë, kohën e lutjes personale, kohën e meditimit personal – në mënyrë që Ai të mund ta shenjtërojë atë, dhe në të e nëpërmjet saj, për të na dhënë hiret dhe njohjet e nevojshme për jetën tonë të përditshme.

Previous JO INDIFERENCËS SË PËRBOTËSHME!
Next E ardhmja e shpirtit

Sugjerime