Pritja frytdhënëse

Pritja frytdhënëse

 

Një pjesë e madhe e jetëve tona përbëhet nga pritjet. Shpesh herë konsiderojmë se pritja nuk është diçka produktive, se ajo është humbje kohe dhe për këtë arsye jemi të frustruar. Mirëpo në të vërtet pritja dhe pafuqia e saj mund të ketë më shumë kuptim dhe të jetë më e frytshme se të gjitha arritjet që i ndjejmë se do të na siguronin një status dhe plotësi të caktuar. Nëna e pret lindjen e fëmijës së vet. E presim kthimin në shtëpi të dikujt që na pëlqen dhe të cilin e duam. Pres, kur të gjitha orvatjet njerëzore të kenë dështuar, atë çfarë është e mirë dhe e drejtë.

Koha e Ardhjes – adventi – na tregon se si pritja mund të jetë gjë e bukur. Kanë kaluar tashmë shumë vite që kur W. H. Vanstone e pat shkruar “Rritja e pritjes” për kuptimin dhe frytet e pritjes. E para tij John Henry Newman e kishte mbajtur një prej predikimeve të tija nxitëse për kohën e ardhjes që e pat quajtur “Pritja”. Në të vuri në dukje se si ne të krishterët jemi të thirrur në të gjitha gjërat dhe ndodhitë ta kërkojmë Krishtin, jemi të thirrur të vigjilojmë dhe të jemi të përgatitur për ardhjen e Tij në ndodhitë tona të përditshme jetësore si dhe në fundin e botës. Lutja jonë edhe si bile mund të na ndihmojë në këtë – që të jemi vigjilentë siç na thërret Jezusi në Ungjillin e tij. O Zot, në këtë kohë të ardhjes ma jep hirin e lutjes dhe vigjilencës së përditshme.

Previous Falja, transformimi, mëshira
Next Origjina e Krishtlindjes

Sugjerime