Vështrimet na ndryshojnë

Vështrimet na ndryshojnë

 

Është e pazakontë ta dëgjosh nga Jezusi pyetjen: “Ç`thoni ju, kush jam unë?” (Mk 8,27-30). Prej të gjitha qenieve njerëzore Jezusi ka qenë i vetmi që e kishte të qartë kush është ai dhe cili është roli i tij, megjithatë, i interesoi ta dëgjonte këtë prej miqëve të vet. Jetojmë duke e vështruar njëri-tjetrin, na vjen interesant të dëgjojmë prej të tjerëve ç`thonë për ne: çfarësh jemi në sytë e të tjerëve, si na shohin të tjerët, çfarë mendojnë për ne. Ky fakt mund edhe të na frikësojë. A jam objekt i kritikës apo përgojimit? E pra, përfytyrimi ynë i të tjerëve mund të jetë pozitiv dhe konstruktiv në një nivel shumë të lartë.

E mbajmë për të rëndësishme çfarë përfytyrimi kanë për ne prindërit tanë, por jo vetëm ata. Një grua e martuar njëherë i kishte thënë një grupi shoqesh të saja: “Kur më shikon burri im, ndjehem më e madhe dhe më e pasur sesa kur e vështroj unë veten.” Kurse burri i saj kishte shtuar: “Kur në vete e ndjej shikimin e gruas që e dua, e ndjej rritjen e brendshme që më mungon kur e vështroj veten në pasqyrë.”

Për këtë arsye ta lusim Zotin që të na japë hirin e shenjtë në mënyrë që të jemi në gjendje t`i vështrojmë të tjerët me dashuri. Kurrë mos harrofsha se sytë dhe mendja ime mund ta pasurojnë dhe ndihmojnë tjetrin.

 

Previous Dom Ernesti dëshmon...
Next Nje fjale diturie nga Jezusi

Sugjerime