Buka e jetës

Buka e jetës

 

Përgatitja për një vakt të rëndësishëm është shumë karakteristike për shkak të kujdesit dhe kohës së kërkuar. Udhëzimet e Jezusit për të ngrënë Darkën e fundit ishin të thjeshta dhe të përditshme, jo luksoze dhe të sofistikuara. Darka ishte në kontekstin e Pashkës, me të cilën festohej çlirimi nga skllavëria e Egjiptit. Buka e ndorme (e pabrume) dhe vera ishin pjesë e festimeve rituale.

Jezusi për ne është bërë bukë e thyer. Kelku i bekimit është gjaku i besëlidhjes së re, që do të derdhet për ne. Jezusi merrte shembuj nga jeta e përditshme për të dhënë mesazhe të thella. Dorëzimi i tij është përfundimtar si buka kur hahet dhe vera kur pihet. Asgjë nuk lihet. Si njerëz eukaristik edhe ne duhet të merremi, të bekohemi, të thyhemi dhe të dhurohemi për të tjerët, siç ishte Jezusi. Prania e tij e vazhdueshme në mes nesh na këndell, na jep freskim, kurse ne nga ana tjetër i freskojmë të tjerët.

Previous Zoti nuk është rastësisht i mirë
Next Përballu me të metat e tua

Sugjerime