Kur Hyji këndon nëpërmjet jetës sate

Kur Hyji këndon nëpërmjet jetës sate

Vinita Hampton Wright

Përpiqu ta imagjinosh Hyjin sesi këndon nëpërmjet shpirtit tënd. Hyji e shpreh dashurinë, urtësinë, bukurinë dhe të vërtetën e vet me anë të jetës tënde të veçantë. Çfarë fjalori i Hyjit do të ishe? Cilat fjalë më së shpeshti shfaqen në bisedën tënde, në mendimet e tua? A janë ato fjalë me një theks të veçantë? Cili rajon i vendit apo botës shfaqet qartë në fjalët e tua dhe mënyrën se si i shqipton ti ato?

Çfarë lloj punësh bën Hyji duke e përdorur jetën tënde? Çfarë bën për të jetuar? Në çfarë lloj aktivitetesh dhe aftësish shquhesh? Si argëtohesh? Cilat janë hobet e tua? Hyji dëshiron të shprehë jetën hyjnore nëpërmjet të gjitha këtyre gjërave.

Çfarë tipare të personalitetit tënd do të jenë në dispozicion Hyjit gjatë veprimit të tij në jetën tënde? Çfarë të dallon nga njerëzit e tjerë? Çfarë tipare të tua i bëjnë të tjerët të ndjehen mirë, e me cilat ndonjëherë ti paraqet ndonjë sfidë për njerëzit e tjerë?

Në çfarë kënaqesh me të vërtetë? Çfarë shijon? Si do ta përdorë Hyji atë që ty të pëlqen dhe atë në çfarë ti kënaqesh?

Cilat janë betejat dhe vështirësitë e tua? Cilat janë pyetjet e tua të mëdha? Hyji dëshiron t`i përdor të gjitha ato si lëndën e parë.

Pra, si duket fakti kur Hyji këndon nëpërmjet teje, shpreh urtësinë e vet, i do të tjerët nëpërmjet teje?

 

(Përktheu: Shtjefën Dodes SJ)

Previous Dhurata e Shpirtit
Next Vlerat e familjes si berthamë e shoqërisë: perspektiva katolike

Sugjerime