Përse Kisha katolike shpall dikë të lumë a të shenjtë?

Përse Kisha katolike shpall dikë të lumë a të shenjtë?

Bernd Hagenkord SJ

Kisha është plotë me shenjtër. Ata ndodhen nëpër shtylla, janë të paraqitur në piktura dhe afreske. Njeriu do të mund t’i mbante ata për pothuajse mbi-të-krishterë. Prandaj, duhet përkujtuar: Përse e kanonizojmë–shpallim dikë të lumë a të shenjtë?

Para së gjithash, gjëja më e rëndësishme: Një kanonizim nuk është ndonjë gradim (ngritje në një detyrë). Një shenjtë nëpërmjet një gjykimi kanonik nuk qëndron më i mirë para Hyjit, nuk është një i krishterë më i mirë sesa para shpalljes së Kishës. Pastaj gjëja e dytë më e rëndësishme: Një kanonizim s`e shpallë më vonë çdo gjë, që një njeri ka bërë ndonjëherë në jetën e tij, për të mirë dhe të suksesshme. Nuk është kurrfarë zbukurimi sakramental të një jete. Askush si Papa i tanishëm Françesku s`e thekson aq shpesh publikisht se të gjithë njerëzit janë mëkatarë.

Ç`është, pra, një kanonizim? Ky s`flet aq shumë për njerëzit e kanonizur sa për veten tonë. Ne deklarojmë se ne – bashkësia e besimtarëve, Kisha – në këta njerëz mund ta identifikojmë hirin e dashur të Hyjit. Ne fort besojmë edhe si bashkësi se atë ç`na ka lënë Jezusi, mund ta njohim në këta shenjtër. Ne besojmë se e dimë se premtimi i shpëtimit na bëhet i njohur dhe është përmbushur në këta njerëz. 

Shenjtërit nuk janë zota të vegjël, mbi-të krishterë. Rëndësia e tyre për ne s`është që ata të rrëmbehen për t`u lartësuar, por që në ta ne mund t`i njohim si njerëz ashtu si vetja jonë. Se ne s`e kemi të domosdoshme të shpallim shenjtër, këtë e thekson vazhdimisht Papa Françesku. Ai flet jo vetëm për shenjtërinë ‘e madhe’, por gjithashtu për shenjtërinë në miniaturë, në gjërat e vogla në jetën e përditshme:

“Unë e shoh shenjtërinë në popullin e Hyjit, shenjtërinë e tij të përditshme. Ekziston një `shtresë e mesme e shenjtërisë`, në të cilën ne të gjithë mund të marrim pjesë (…). Unë e shoh shenjtërinë në popullin e durueshëm të Hyjit: te gruaja që i rrit fëmijët e saj, te burri që punon për të sjellë bukë në shtëpi, te të sëmurët, te priftërinjtë e moshuar të cilët kanë aq shumë lëndime, por edhe buzëqeshje, sepse ata i kanë shërbyer Zotit, te motrat që punojnë aq shumë dhe e jetojnë një shenjtëri të pa rënë në sy. Kjo është për mua shenjtëria e përgjithshme. Unë e sjell shenjtërinë shpesh në lidhje me durimin. Jo vetëm që t`i duroj ngjarjet dhe rrethanat e jetës, por edhe qëndresën në vazhdimin e ecjes së përditshme.”(Papa Françesku)

 

(Përktheu: Sh.D.)

Previous Gjon Pali II: Në mbrojtje të dinjitetit njerëzor
Next Kush ishte Shën Gjoni XXIII?

Sugjerime