Shkretëtira e lirisë

Shkretëtira e lirisë

Leximi i Ungjillit për të dielën e parë të Kreshmës fliste për rrëfimin e Lukës lidhur me tundimin e Krishtit në shkretëtirë. Shkretëtira është një temë me peshë në traditën judeokrishtere, rëndësia e saj është e ankoruar në historinë e Hebrenjve dhe eksodit (daljes) të tyre nga Egjipti. Shkretëtira, për bijtë e Izraelit, ishte vendi ku ata filluan ta njohin Perëndinë – Hyjin. Vendi i privimit tyre fizik u bë vendi i ushqimit të tyre shpirtëror. librin e tij “Mendime në vetmi, Thomas Merton e përshkruan mirë këtë:

 

Etërit e shkretëtirës besonin se shkretëtira ishte krijuar si jashtëzakonisht e vlefshme në sytë e Zotit, pikërisht sepse ajo nuk kishte asnjë vlerë për njerëzit. Djerrina ishte vendi që kurrë s`do të mund të shkretohej nga njerëzit, sepse ajo s`u ofronte atyre asgjë. Nuk kishte asgjë për t`i tërhequr ata. Nuk kishte asgjë për t`u shfrytëzuar. Shkretëtira ishte zonë në të cilën Populli i Zgjedhur qe endur për dyzet vjet, i përkujdesur nga vetë Hyji. Ata mund të kishin arritur në Tokën e Premtuar brenda disa muajve po të kishin udhëtuar direkt në drejtim të saj. Plani i Hyjit ishte që ata duhejmësonin ta donin Atë në shkretëtirë dhe se duhej ta shikonin gjithmonë kohën në shkretëtirë në mënyrë retrospektive si kohë idile e jetës së tyre të kaluar vetëm me Të.

Shkretëtira qe krijuar thjesht për të qenë ajo që është, vetvetja, jo për t`u transformuar nga njerëzit në diçka tjetër. Kështu edhe mali edhe deti. Prandaj shkretëtira është vendbanim logjik për njeriun që kërkon të jetë asgjë tjetër pos vetvetja që do të thotë, një krijesë e vetmuar dhe e dobët dhe e varur nga askush, pos nga Hyji, pa ndonjë projekt të madh që do të qëndronte midis tij dhe Krijuesit të tij.

Në dritën e këtij pasazhi, një numër pyetjesh të vijnë në mendje. Fjalët e Merton-it na ftojnë ta marrim parasysh se si mund t`i qasemi, sot, një vendi ku s`kemi asgjë për të shfrytëzuar, ku mund të jemi, siç thotë ai, “të varur nga askush, pos nga HyjiMe fjalë të tjera, çfarë projektesh qëndrojnë midis nesh dhe Krijuesit? Çfarë shqetësimesh, si Hebrenjtë para Eksodit, na mbajnë në robëri, kur është nevoja për dalë jashtë në shkretëtirë, në një vend angështie, jo komoditeti, madje frike, por frike që të tundë dhe të çon në një paqe të shenjtë? Kjo është në thelb funksioni i një tërheqjeje shpirtërore: për të hyrë në një lloj izolimi të dashur, për të banuar në një vend ku e afirmojmë edhe një herë se kush jemi dhe kush jemi të thirrur për të qenë.

A është kjo një shkretëtirë e vërtetë? A është kjo një mal? A është deti? Të gjithë do të përgjigjen në këtë pyetje në mënyra të ndryshme. Është vështirë për të arritur këto zona mes të obligimeve tona të përditshme, në mes të ndërtimit të një biznesi, duke mbikëqyr një familje, duke menaxhuar baza, duke dhënë provime, duke shërbyer borde dhe duke u përpjekur për të qenë, në mënyrën dhe kohën tonë, një sukses. Por pyetjet ende rëndojnë me peshën e tyre mbi ne: Çfarë është, mu tani, shkretëtira jonë? Ku ndodhet, për secilin prej nesh, ajo fushë e vetmuar dhe mosveprimi kur ne i lejojmë Hyjit të hyjë pa ndonjë konkurrent?

 

 (Burimi: americamagazine.org; Përktheu: Atë Shtjefen Dodes SJ)

Previous Çelësi për ta kuptuar Papa Françeskun
Next Shoqëria “e hapur” dhe përbindëshi vrastar brenda saj

Sugjerime