Jeta jote e hirësuar

Jeta jote e hirësuar

Çdonjëri prej nesh është i dashur pafundësisht – ky është mesazhi i thjeshtë i ungjijve dhe esenca e kuptimit të jetës sonë. Ti, pra, je një mister madhështor ashtu si të gjithë njerëzit e tjerë. Është gjë e mirë të vazhdosh së rrituri në këtë vlerësim, mirënjohje për këtë mister deri sa të zbulohet në plotësinë e tij, kur ta takojmë Hyjin ballë për ballë. Misteri, thotë Shën Pali, është “Krishti ndër ne, ai është shpresa e lavdisë” (Kol 1,27).

Ti mund ta imagjinosh veten tënde si dikë që i mërzitur tërhiqet rënd nga dita në ditë. Asgjë e jashtëzakonshme duket se nuk ndodh. Por, Hyji është duke nxjerr diçka të lavdishme nga lënda e parë (e vrazhdë) e viteve të tua. Kështu bëri edhe me Jezusin: jeta e tij dukej shumë e zakonshme – lavdia e tij për pak kohë shkëlqeu në një rast, te Shndërrimi (transfigurimi). Në Mundimet e tij nuk dukej madhështor dhe, siç thotë Shën Mateu, kur po vdiste, errësira e mbulonte gjithë vendin. Por pastaj vjen ringjallja.

Ne shpesh herë e humbasim thelbin duke kërkuar famën/lavdinë vetëm në ngjarjet sipërfaqësore, në formën e jashtme të jetës sonë. Por fuqia shndërruese (transformuese) e hirit vepron në brendësi duke na bërë vërtet të ngjashëm me Hyjin në imazhin dhe ngjashmërinë e të cilit jemi të krijuar.

 

(“Sacred Space”; Përketheu: Shtjefën Dodes SJ; Piktura: “Krijimi” – Sieger Koeder)

Previous Jezusi, Drita e të gjithë popujve
Next Lufta ndaj krimit dhe dhunës fryt i punës së përbashkët

Sugjerime