Jezusi, Drita e të gjithë popujve

Jezusi, Drita e të gjithë popujve

Nga Atë Armando Ceccarelli S.I.

Misteri që na propozohet gjatë festës së sotme është përqendruar mbi Jezusin, dritë e të gjithë popujve, Mesi e Shelbues i të gjithëve dhe jo vetëm i popullit të zgjedhur, Izraeli. Kështu e shpall Simoni, meshtari i moshuar i Tempullit, i frymëzuar prej Shpirtit të Shenjtë. Maria dhe Jozefi qëndrojnë nga pas, plotësisht të mahnitur për sa zbulohet lidhur me birin e tyre.

Në të njëjtën kohë, ata janë një shembull, sesi mund të jetë prindi model për rritjen e fëmijëve të vet. Në fakt, për ta, në jetën e çiftit, Jezusi është plotësisht dhurata e Hyjit e pra identiteti i tij është qenia ofertë për Atë, çfarë në gjithçka ka vepruar. Ky fëmijë është marrë si dhuratë e si i tillë është dorëzuar përgjegjësisë së tyre për ta edukuar e për ta rritur në mënyrën më të përshtatshme. Nëse do ta vinin jashtë kësaj perspektivë, do të ishin prindër posesivë.

Ky, është një mesazh, i vlefshëm për çdo çift prindërish, të thirrur jo vetëm për të nxjerrë në dritë fëmijët, por për t’i ndihmuar të rriten në një klimë lirie, pa shantazhime e pa manipulime. Fëmijët nuk janë pronë e prindërve, siç nuk janë as edhe një produkt i tyre, sikurse përpiqet të na bëjë të mendojmë një farë kulture. Misteri i prezantimit të Jezusit në Tempull, përmban sëbashku kuptimin e përgjegjësisë dhe të dhuratë falas. Mbi fëmijët nuk realizohet vetëm çka projektohet nga prindërit, por, në respekt të dhuntive të gjithsecilit, duhet të realizohet edhe risia e një projektjete, që mund të befasojë, siç befasoi Marinë e Jozefin për sa Simoni dhe profetja Ana shkonin duke shpallur haptazi nëpër Tempull.

Perendia përgjithmonë e ka mënyrën për të na befasuar. Mbi korrektësinë e dy prindërve në jetën e tyre të përditshme dhe mbi besnikërinë e tyre ndaj Hyjit, del në pah lajmi i çutitshëm: fëmija Jezus, në gjithçka i barabartë me të gjithë fëmijët e tjerë në botë, është ai që do të sjellë shelbimin për të gjithë. Në kontekstin e një rituali të qetë, të kryer kështu qysh nga koha kur i shkohet pas vrojtimit të ligjit të Moisiut, lajmërohet një fakt i shumëpritur. Në një dritë që është ndezur, “zbulohen mendimet e zemrave të shumëkujt” (Lk 2, 35), të cilat, duke mos qenë gjithmonë të pastra dhe të qarta, i pengonin burrat e gratë për të qenë të lirë që ta vinin në veprim të mirën.

Është një dritë për të cilën shumë njerëz do të kundërshtojnë, por që tashmë parashikohet ngadhënjyese pas një lufte në të cilën edhe Maria, Nëna, do të jetë e përfshirë. Drita e zbehtë e qirinjve të ndezur nga besimtarët gjatë kremtimit të sotëm, është reflektimi i dritës së Krishtit, në të cilën të gjithë janë të tërhequr, Hebrej e Johebrej, për një njerëzim jo të ndarë më në dysh, por në unitet si një familje e vetme.

Cikli liturgjik i Krishtlindjes, i cili mbyllet sot, në të dyzetën ditë, na parapërgatit për misterin e Pashkës. Hapet koha gjatë së cilës “fëmija Jezus rritej në moshë e në dije dhe Hiri i Hyjit ishte me të” (Lk 2, 40) dhe, duke rritur, vendos mënyrën më të përshtatshme për të fituar mbi armikun. Hapet rruga në të cilën edhe ne jemi thirrur për të vendosur nëse do të qëndrojmë apo jo nga ana e dritës së plotë, pa kompromiset me dykuptimësinë e botës sonë. Jezusi, drita e botës, “njeriu prej mishi dhe gjaku që ka fituar në provën e vuajtjes” – sikurse thotë letra dërguar Hebrejve –, vepron si një udhëheqës në udhëtimin e shpresës dhe ne, nuk jemi më “nën frikën e vdekjes  të mos jetojmë më si skllevër të zakoneve tona, por të kemi forcën për ta vënë në veprim të mirën (Hebr 2, 18). Kantiku i Simonit, që këndon lavde për vdekjen e vet, si fillimi i një epoke të re, është njoftimi i një vizioni të ri të botës, i cili i jep jetës sonë tokësore perspektiva të përjetësisë.

Lavdi ty, Jezus, drita e botës!                Lavdi për ty, Jezus, Zoti i ynë e vëllai ynë!

Previous 10 vjet CHIRO…
Next Jeta jote e hirësuar

Sugjerime