Hyji prektë zemrën e të gjithëve

Hyji prektë zemrën e të gjithëve

Thirrje e Papës sot në mëngjes në Pritjen e Përgjithshme drejtuar Konferencës ndërkombëtare në mbështetje të paqes në Siri që sot nisi punimet në Montreux, në Zvicër: “një takim – ka thënë Papa – pas të cilit do të vijojnë negocimet që do të zhvillohen në Gjenevë duke filluar nga 24 Janari”. Kjo është lutja e Papës Franccesku:

 

“I lutem Zotit që të prekë zemrat e të gjithëve në mënyrë që duke kërkuar vetëm e vetëm të mirën më të madhe të popullit sirian, aq shumë i vuajtur, të mos kursejnë asnjë përpjekje për të arritur me shpejtësi në pushimin e dhunës në fund të konfliktit që ka shkaktuar tashmë shumë vuajtje. I uroj kombit të dashur sirian një ecje të vendosur drejt pajtimit, harmonisë dhe rindërtimit me pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve, ku çdonjëri të mund të gjejë te tjetri jo një armik, jo një konkurrues, por një vëlla për t’u pranuar dhe për t’u përqafuar”.

Previous Prifti i rrugës, Michel-Mari
Next Ndarja e të krishterëve: ky skandal të mos ndodhë më në mes nesh

Sugjerime