Pse të besoj akoma?

Pse të besoj akoma?

Nga Agustin Bardhi

Në këtë botë që po leviz me shpejtesi supersonike, dhe ku shumë shprehen duke thene se tashmë Kisha është jashtë këtij realiteti, “Kisha është jashtë mode” dhe kur në nje grup njerezish shprehesh që ke lexuar Ungjillin dhe te pëlqen, duket sikur askujt nuk i ben pershtypje, e nese thua se ke lexuar Friedrich Nietzsche bën shumë audience dhe fansa e madje të përgjigjen duke thëne sa bukur, as ti nuk beson ne Jezusin… shpeshhere  me trazon pyetja a ja vlen akoma të jem Katolik? Të kem një ideal që në sytë e botës duket se po venitet? A ja vlen te besoj Jezusin e Nazaretit… të cilin shume e quajne legjende, mitologji etj?  Pse duhet të jem pikerisht Katolik dhe jo dicka tjetër?

Para së gjithash, besoj, në atë që ka besuar në mua, nuk bëhet fjalë për një fakt të jashtëzakonshëm por për një përvojë jo të shkaktuar prej meje. E thënë shkurt e shqip duke shkuar drejt e në temë, Kisha nuk është modë, sepse në modë çdo gjë përdoret dhe hidhet ndërsa në Kishë Jezusi jetohet si dje, sot dhe nesër. Ai nuk ndryshon në bazë të stinëve ose tekave, qendron gjithmonë i njëjtë i palëkundur me të njejtin qëllim që dha jeten në kryq. E thënë më fjalë trashanike,  Ai, Jezusi që 2000 vitë më parë sillej i veshur me një tunikë nuk mund të pretendojm qe sot ta veshim me xhinsa e t’i bëjë tatoo që të duket më tërheqës… një arsyetim i tillë do na dërgonte në idenë që pas disa kohësh ndoshte është mire te mos shafqim më Jezusin e kryqëzuar nëpër kisha, ndoshta do ishte me mire ta shfaqnim këmbë mbi këmbë si një zotëri të vertët me klas! Po, duken gjera koti dhe injorante, por sot dominojnë nje pjese te mire te njerëzve, edhe të atyrë që veprojnë brenda Kishës. Ja vlen të jem Katolik dhe të besoj Jezusin dhe këtë ma mëson jeta e përditshme, çdo njërit prej nesh, çdo ditë të jetës së tij, dëshmon të ketë besim. Për të gjitha ato herë kurë hipim në autobus, avion, anije etj., deshmojmë  se kemi besim në dikë tjetër që drejton mjetin në të cilin udhëtojmë. Shpeshherë kërkojmë ndihmë nga persona që nuk i kemi takuar kurrë dhe as nuk i njohim, por kemi nevojë dhe besojmë ne ta, dhe si këto shembuj mund të përmendin edhe shumë të tjetrë. Pra askush të mos guxojë të thotë se nuk është i aftë ose nuk di të besojë, sepse përvoja të këtilla kanë bërë të gjithë. Katoliku është ai që ka besim në Hyjin, ai që beson së Hyji është i pranishëm dhe padiskutim i besushëm. “ Të besosh në ekzistencen e Hyjin dhe të dishë që Ai është i pranishëm”, është një gjë, “të besohesh në Hyjin e t’i dorzohesh Atij” është një gjë tjetër, dhe këtu lind feja. Nuk mund ta shohim Hyjin, por ka shume gjëra në jeten tone që ne nuk i shohim: elekrticiteti, ajri, valët e radios… por ne e dimë që janë. Ne nuk e shohim dashurinë, por e dimë dhe e besojmë që është në ata që na duan. Është e vërtetë që Hyji duhet të marrë nismën i pari për t’u zbuluar, por të mendojmë pak sa herë klithim “ ku është Hyji” dhe Hyji nga ana e tij thërrët “ ku është njeriu, kijesa ime e dashur”? Atëherë ankohemi: pse Ungjilli ndonjë here nuk na tërheq? Sigurisht që vetëm për faktin se na zbulon kush jemi, zbulon identitetin tone dhe shfaq ujërat ku duhet te lundrojmë, prandaj kemi frike dhe tregohemi shpërfillës duke u dhënë përparësi shumë gjëravë tjera, interesante, ndoshta dhe te mira por që nuk gërrmojnë në ndërgjegjën tonë me një qëllim mbinatyror! Pse pikërisht Katolik? Sepse ADN-ja katolike është që çdonjëri prej nesh të zbulojë “UNIN” e tij dhe të marrë guxim ta rrisë me një “TI” qe të arrijnë në një “NE”e kjo mësohet vetëm nëpërmjet shëmbullit trinitar. Prandaj duhet të jemi katolik, sepse si të tillë, dhe shumë neper botë formojmë një Kishë të vetme, e cila ka si qëllim edukimin për realizimin e plotë të njeriut në Shpirtin e Ungjillit.

Previous Si më vështron ti mua?
Next Nënvleftësimi i kulturës si marri që pengon integrimin*

Sugjerime