Bukuri gjithmonë e re

Bukuri gjithmonë e re

Ne mund ta fillojmë vitin mirë duke ripërtërirë imazhet tona të Hyjit. Njerëzit kanë imazhe të ndryshme të Hyjit. Disa e imagjinojnë atë si një Perëndi të vjetër dhe statike. Ata arsyetojnë duke thënë se nëse Hyji e kalon kohën e tij ulur mbi fron, ai s`mund të jetë shumë i aftë apo të përzihet jetën e njerëzve. Disa kanë një imazhthatë filozofik të Hyjit si “Lëvizës i palëvizshëm”. Njerëzit mund të kenë imazhe të shterura të Hyjit, duke e paramenduar atë të privuar nga çdo emocion a afektivitet. Si përfundim, nëse Hyji është statik, unë vetë mund të jem (bëhem) statik në kthim.

Hebrenjtë kanë imazhe dhe përfytyrime më të gjalla, sepse diçka nga ajo natyrë hyjnore edhe u është dëftuar. Për këtë arsye për ta Hyji është krijues i mrekullueshëm dhe i zgjuar i gjirafave dhe galaktikave, peshqve dhe pleshtave, diellit dhe shiut. Më tej, Hyji është treguar si aktiv, i përfshirë në jetën e përditshme, që kujdeset në mënyrë intensive për njerëzit e vet. Nëse ata janë në vështirësi, ai u vjen në ndihmë duke luftuar në anën e tyre. Në emrin misterioz “Unë Jam Ai që Jam!” (Dal 3,14) ndodhen imazhe të fshehura të shpëtimtarit, mjekut dhe mbrojtësit. Dhe sikurse e zbulon Jobi, Hyji është i lirë, madhështor dhe misterioz. Hyji nuk njeh moshë, as kufizime, as ndarje mashkull- femër. Hyji është dritë, gëzim, bukuri, kreativitet i pakufishëm, gjithnjë duke krijuar diçka të re (Is 48,6).

Dhe pastaj, imazhi më i mirë: Hyji që dashuron. Këngën e Këngëve, Hyji pafundësisht dashuron dhe ndan gjithçka me personin e dashur. Në fund, Mishërim Hyji na vjen afër në mënyrë të patregueshme, siç bën ai që dashuron shumë. Hyji në Jezusin plotësisht na është dorëzua për të fituar zemrat tona përgjithmonë.

Sot, pra, ta ndryshojmë imazhin tonë të lodhur të Hyjit me atë që jep freski, jetë, energji dhe dashuri!

(“Sacred Space”; Përktheu: P. Shtjefen Dodes SJ)

Previous Dom Gjergji si frymëzues i këtij “peregrinatio” e ne si “peregrinus”!
Next Taizé: Heshtja e lutjes, filozofia më e bukur e bashkimit!

Sugjerime