Jeta jote e çmuar

Jeta jote e çmuar

 Në qendër të kremtimit të Krishtlindjeve është fëmija i porsalindur. Ç`do ta pyesja nëse, po e zëmë, do ta mbaja atë pak minuta në duart e mia? Duke vështruar këtë fëmijë më vjen në mendje ta pyes: “Më thuaj, çfarë ke ndërmend të bësh me jetën tënde të egër dhe të çmuar?”

Fëmija, natyrisht, s`mund të përgjigjet, kështu që Maria flet në vend të tij. Duke i ditur dy emrat e tij – Jezus dhe Emanuel – do të përgjigjej se detyrat e tij, të dhëna nga Hyji, janë për të qenë me popullin e tij dhe për t`i shpëtuar ata.

Sesi mund të ndodh kjo, për këtë të reflektojmë një moment në heshtje. Në moshën e tij dymbëdhjetë vjeçare na thotë: “A nuk e dinit se më duhet të merrem me punët e Atit tim?” Këtu na lihet të kuptojmë vetëm një grimë për “jetën e egër dhe të çmuar” të tij, dhe asgjë më shumë.

E dëgjoj më vonë në sinagogë, kur e fillon misionin publik. Thotë: “Zoti po më dërgon që t`ua sjellë lajmin e mirë të varfërve.” Kjo më sugjeron diçka më shumë në lidhje me planin e tij. Disa vite më vonë, ndërsa është duke vdekur, përsëri në heshtje ia bëj një pyetje: “A qenka ky plani yt që paske pasur me jetën tënde të egër dhe të çmuar?” Ai mund të më përgjigjet: “Po! Jam përpjekur të dëftoj si është Hyji me të vërtetë – se ai i do të gjithë njerëzit, në mënyrë të pafund; dashuria e tij i tejkalon vuajtjet dhe vdekjen. Ky është kuptimi i, siç po e quan ti, `jetës sime të egër dhe të çmuar`.” Jezusi kthehet kah unë dhe duke vërë buzën në gaz më pyet: “Cilat janë planet e tua me jetën tënde?

(“Sacred Space”; Përktheu: P. Shtjefën Dodes SJ)

Previous Papa Francesku: për Krishtlindje, t’i bëjmë vend Jezusit, në vend të shpenzimeve e të zhurmave
Next Jo vetëm Kisha në fakt, po e gjithë shoqëria duhet të priret nga rivlerësimi i rolit të gruas dhe jo katapultimi i saj.

Sugjerime