Zoti i bërë njeri – ADN-ja jonë hyjnore

Zoti i bërë njeri – ADN-ja jonë hyjnore

Thuhet se Hyji vjen në histori, mister dhe madhështi. Hyji gjithmonë vjen tek ne; gjithmonë na takon. “Ai vjen, vjen, gjithmonë vjen,” thotë poeti Tagore. Që nga fillimi i kohës, e gjitha ka qenë një përgatitje për ardhjen e Hyjit në histori. Shkencëtarët që besojnë do të thoshin se gjithësia e ka ditur prej nga vijmë. Edhe më thellë, ajo e dinte se Jezu Krishti ishte duke ardhur. Dhe kur të arrihet pika Omega e evolucionit, Krishti do të shfaqet në madhështi.

 

Në ndërkohë, ne duhet të punojmë duke u përfshirë në ardhjen e Krishtit në mister. Ai në mënyrë të pakthyeshme u bë pjesë e jetës njerëzore, kështu që çdo jetë njerëzore është e shenjtë, duke përfshirë edhe timen. Unë njerëzit mund t`i shikoj më ndryshe – çdonjëri prej tyre i-prekur-nga-Hyji në mënyrë të jashtëzakonshme është bërë i pavdekshëm. Kjo i ndryshon të gjitha takimet e mia. Hyji na ka marrë të gjithëve në zemrën e vet, këtë duhet ta pranojmë. Çdonjëri prej nesh është “vëlla ose motër për të cilin vdiq Krishti” (1 Kor 8,11). Ky është identiteti ynë: ADN-ja jonë që na është dhuruar është hyjnore.

Kështu, në zemrën time të uritur vjen një Dashurues që dëshiron që dashurinë e tij të pavdekshme të ndajë me ne. Ai është i interesuar shumë për jetën dhe fatin tim. Më ka birësuar si fëmijën e vet, ndanë vazhdimësinë, fatin tim të jetës. Ai e di ç`do të thotë uria, dhimbja, tradhtia, vdekja. Ai s`do të më tradhtojë, as kurrkënd tjetër. Gëzimi i Krishtlindjeve mund të ketë nivele të shumta, por themeli i tyre i palëkundur është fakti se pikërisht për shkak se ai u bë një njeri unë nuk kam nevojë ta lypi atë në mesin e yjeve. Ai është në zemrën time, përgjithmonë.

 

(“Sacred Space”)

Previous Europa e “krishterë” dhe Shqipëria “myslimane”
Next Shenja e pranisë së Hyjit janë të dobëtit dhe nevojtarët e kësaj bote. Nëse duam të gjejmë Hyjin, nuk mund t’i harrojmë ata.

Sugjerime

Jeta Shpirtërore
Jeta Shpirtërore