Të divorcuarit e martuar rishtazi, pazgjidhshmëria e martesës dhe sakramentet (5)

Të divorcuarit e martuar rishtazi, pazgjidhshmëria e martesës dhe sakramentet (5)

Nga Gerhard Ludwig Müller, Prefekt i Kongregatës për Doktrinën e Fesë

Shënime teologjike – morale

Gjithmonë e më shpesh sygjëerohet që vendimi i marrjes apo jo i kungimit eukaristik do të duhej t’i lihej ndërgjegjes vetjake të të divorcuarve të martuar rishtazi. Ky argument, i cili bazohet mbi një koncept problematik të ndërgjegjes, eshte refuzuar tashmë në letrën Kongregatës për Doktrinën e Fesë në 1994.  

Sigurisht, në çdo kremtim të Meshës, besimtarët janë të detyruar të shqyrtojnë në ndërgjegjen e tyre nëse është e mundur të merret kungimi, mundësi të cilën e kundërshton ekzistenca e një mëkati të rëndë të parrëfyer. Ndërkohë, ata e kanë për detyrë të formojnë ndërgjegjen vetjake e të priren drejt të vërtetës; për këtë qëllim mund të dëgjojnë Magjisterin e Kishës i cili i ndihmon «për të mos u larguar nga e vërteta në lidhje me të mirën e njeriut, por veçanarisht në çështjet më të vështira, që të arrijnë të vërtetën me siguri e të qëndrojnë në të» (Gjon Pali II, Enciklika Veritatis Splendor n. 64). Nëse të divorcuarit e martuar rishtazi, janë subjektivisht në bindjen e ndërgjegjes që martesa e mëparshme nuk ishte e vlefshme, kjo duhet të tregohet objektivisht nga autoriteti gjyqësorë kompetent në lënden martesore. Martesa nuk ka të bëjë vetëm me mardhënjen mes dy përsonave dhe Hyjit, por është edhe një realitet i Kishësh, një sakrament, mbi vlefshmërinë e të cilit jo vetëm individi në vetvete por Kisha në të cilën ai është trupëzuar falë fesë dhe Pagzimit, është e detyruar të vendos. «Nëse martesa e mëparshme e besimtarëve të divorcuar e të martuar rishtazi ishte e vlefshme, bashkimi i tyre i ri nuk mund të konsiderohet i ligjshëm në asnjë rast, për faktin se marrja e Sakramenteve nuk mund të bazohet në motivet e brëndshme. Ndërgjegja e individit është e lidhur pa përjashtime me këtë normë» (Kardinali Joseph Ratzinger, “Baritorja e martesës duhet të themelohet mbi të vërtetën”,  L’Osservatore Romano, 30 Nëntor 2011, faqet 4-5).

Edhe doktrina e Epikesë, sipas së cilës një ligj vlen në terma të përgjithshëm por jo gjithmonë veprimi njerëzorë mund të përputhet në të krejtësisht, në këtë rast nuk mund të aplikohet sepse pazgjidhshmëria e martesës sakramentore është një normë e së drejtës hyjnore e cila nuk është në dorën e autoritetit të Kishës. Megjithatë, Kisha ka pushtetin e plotë – në linjën e privilegjit paulin – që të sqarojë se cilat kushte duhet të plotësohen përpara së një martesë të mund të përkufizohet e pazgjidhshme sipas kuptimit të dhënë nga Jezusi. Mbi këtë bazë, Kisha ka përcaktuar pengesat ndaj martesës të cilat janë motive nuliteti martesorë (mosekzistence martese – shënim i përkthyesit) dhe ka shtjelluar një proçedurë proçesuale të detajuar. Një tendencë e mëtejshme në favor të pranimit në sakramente të të divorcuarve të martuar rishtazi është ajo e cila nxjerr argomentin e mëshirës. Duke qënë se vetë Jezusi ka qënë solidarë me të vuajturit, duke u dhënë atyre dashurinë e tij të mëshirshme, mëshira në këtë mënyrë do të ishte një shenjë e ndjekjes autentike. Kjo është e vërtetë por është një argument i dobët në lëndën teologjike-sakramentare, edhe sepse i gjithë rendi sakramentorë është saktësisht vepër e mëshirës hyjnore dhe nuk mund të anullohet duke iu referuar të njëjtit parim që e themelon. Nëpërmjet asaj që objektivisht tingëllon si një thirrje e shtirë për mëshirë, bihet në rrezikun e banalizimit të vetë imazhit të Zotit sipas të cilit, Zoti nuk do të mund të bënte tjetër përveçse të falte. Përveç mëshirës, misterit të Zotit i përkasin edhe shenjtëria e drejtësia; nëse fshihen këto veti të Zotit e nuk merret seriozisht realiteti i mëkatit, nuk është e mundur as t’u ndërmjetsohet përsonave mëshira e Tij. Jezusi e ka takuar gruan kurorëshkelëse me një dhimbshmëri të madhe, por i ka thënë edhe: «Shko, por tani e tutje mos mëkato më!» (Gjn 8, 11). Mëshira e Zotit nuk është një lirim (leje) nga urdhërat e Zotit e nga udhëzimet e Kishës; përkundrazi, ajo jep forcën e hirit për realizimin e plotë të tyre, për t’u ngritur pas rënjes e për një jetë përsosmërie në imazhin e Atit qellorë.

Kujdesi baritor

Edhe pse, për vetë natyrën e brendshme të sakramenteve, pranimi në ta i të divorcuarve të martuar rishtazi nuk është i mundur, në dobi të këtyre besimtarëve duhet të udhëhiqen përpjekje baritore akoma më tepër, për deri sa këta duhet të mbeten të varur nga normat që rrjellin nga Zbulimi hyjnorë e nga Doktrina e Kishës. Rruga e treguar nga Kisha për përsonat e përfshirë drejtpërdrejt nuk është e thjeshtë, por këta duhet të dijnë dhe të ndjejnë se Kisha e shoqëron ecjen e tyre si një bashkësi shërimi e shpëtimi. Me angazhimin e tyre për të kuptuar praktikën kishtare dhe për të mos iu afruar kungimit, partnerët vihen në mënyrën e tyre si dëshmitarë të pazgjidhshmërisë së martesës. Kujdesi për të divorcuarit e martuar rishtazi, sigurisht që nuk duhet të zvogëlohet vetëm në çështjen e marrjes së kungimit. Bëhet fjalë për një baritore gjithëpërfshirëse e cila kërkon të plotësojë sa më shumë të jetë e mundur nevojat e situatave të ndryshme. Në lidhje me këtë, është e rëndësishme të kujtojmë që përveç kungimit sakramentorë ka edhe mënyra të tjera për të hyrë në bashkim me Hyjin. Bashkimi me Hyjin arrihet kur i drejtohemi atij në fe, në shpresë e në dashuri, në pendesë e në lutje. Zoti mund t’ua dhurojë përsonave afërsinë dhe shpëtimin e vet nëpërmjet rrugëve të ndryshme, edhe pse ata jetojnë në situata kontradiktore. Ashtu sikurse e theksojnë papushim dokumentet e fundit të Magjisterit, barinjtë dhe bashkësitë e krishtera janë të thirrura që të pranojnë me hapje ndaj tyre e përzemërsi përsonat që jetojnë në situata të parregullta, që t’u qëndrojnë pranë me ndjeshmëri, me ndihmën konkrete e që t’i ndihmojnë të ndjejnë dashurinë e Bariut të Mirë. Një kujdes baritorë në këtë fushë, i themeluar mbi të vërtetën e mbi dashurinë, do të gjejë gjithmonë e rishtazi rrugët për të ndjekur dhe format më të drejta.

 

Previous Kujdesi sesi dëgjon
Next Ngjizja e një senati demokristian

Sugjerime