Mandela: Njeriu që ndryshoi fytyrën e Afrikës së Jugut

Mandela: Njeriu që ndryshoi fytyrën e Afrikës së Jugut

Të lëshë postin më të lartë të Shtetit vetëm pas një mandati është një gjë e rrallë në Afrikë. Një shembull demokracie për të cilin mund të krenohen shumë pak udhëheqës të botës së tretë. Aktualiteti i Afrikës së Jugut po e vë në provë të fortë megjithatë trashëgiminë e Nelson Mandelës.

“Me fundin e Aparteidit, Afrika e Jugut ka kaluar nga shteti që kishte një prej shpërndarjeve më problematike të pasurive në nivel ndërkombëtar – pohojnë disa analistë – në një situatë edhe më të keqe”. Pakica e të bardhëve (10 %) mbetet ende përfituesi i parë i ekonomisë afrikanojugore. Pas tyre vijnë qytetarët me origjinë aziatike. Pjesa më emadhe e popullsisë jeton në fakt në kushte të rënda varfërie. Afrika e Jugut pas Mandelës, nëpërmjet qeverive të Thabo Mbeki dhe Jacob Zuma, ka mbetur një fuqi e madhe ekonomike në nivel botëror, por ndaj kombit vazhdon në pjesën më të madhe logjika e Apartheidit që nuk i bëhet vonë fare për nevojat e një popullsie në rritje të shpjetë.

“Sfera financiare vazhdon të zotërohet nga korporatat e mëdhaja të të bardhëve – shpjegon John Campbell, eskpert i Afrikës së Jugut nëKëshillin e marrdhënieve me jashtë” –  vetëm një pjesë e vogël afrikanojugorësh të zinj të pajisur me kontakte të larta ia ka dalë të pasurohet”. Megjithëse Vendi është në vendin e pestë për të ardhurat për kokë në Afrikë, një e katërta e popullsisë është e papunë. Një menaxhim i korruptuar i Industrisë në fakt ka lejuar që pothuasje një e treta e qytetarëve afrikanojugorë të vazhdojë të jetojë me më pak se një euro në ditë.

Edhe çështja e tokës nuk ka pësuar reforma e në pjesën më të madhe ende pasyqron legjislacionin e vitit 1913 që u jepte 87 % të tokave të bardhëve. Përveç kësaj arsimi dhe sistemi shëndetësor janë akoma vite dritë larg nga përplotësimi i nevojave të klasave të ulëta.

Deri në vitin 2011 shpenzimi publik i destinuar për sektorin edukues ka mbetur nën 6 % e PB dhe sipas një studimi të vonë i bërë nga “South African institute of race relations”, “pritshmëria e jetës për një të bardhë afrikanojugor është 71 vjeç dhe për një zezak 48”. Ngadalësimi i një mrekullie të vërtetë afrikanojugore në kohën e pas Mandelës ka ndodhur kryesisht për shkak të një lufte për pushtet të partisë në pushtet. “Partia ka pasur një rol themelor në luftën kundër aparteidit – ka pohur Arqipeshkëvi anglikan Desdemond Tutu, një mik i madh I Madibës – por nuk do ta votoj më sepse ende nuk ekzisotn një ndryshim i vërtetë shoqëror dhe politik në vend”.

Matteo Fraschini Koffi (www.avvenire.it)

Previous Të divorcuarit e martuar rishtazi, pazgjidhshmëria e martesës dhe sakramentet
Next Të divorcuarit e martuar rishtazi, pazgjidhshmëria e martesës dhe sakramentet (2)

Sugjerime