Ungjilli i ditës: Jezusi paralajmëron rrënimin e Tempullit dhe ardhjen e Birit të njeriut

Ungjilli i ditës: Jezusi paralajmëron rrënimin e Tempullit dhe ardhjen e Birit të njeriut

Jezusi i vazhdon paralajmërimet e tij se çka ka për të ndodhur.
Është një përzierje e asaj që do të ndodhë në Jerusalem dhe asaj çka do të ndodhë në mbarimin e botës. Imazhet janë kryesisht biblike dhe apokaliptike, nga profecitë e Besëlidhjes së Vjetër dhe nuk duhet të merren si një përshkrim i saktë i asaj që në të vërtetë ka për të ndodhur pas nja 40 vjetëve më vonë.

Jezusi nuk i thekson aq shumë ngjarjet aktuale por kauzën, qëllimin e tyre – pabesinë dhe korrupsionin e kaq shumë vetëve. Shkatërrimi është rezultati i tyre i pashmangshëm. Kështu që kur ai i quan ato “ditët e ndëshkimit” ose “koha e ndëshkimit”, nuk e ka për qëllim të shprehë hakmarrjen e Hyjit, por rezultatin natyror të së keqes dhe të korrupsionit, paralajmërime këto që janë shumë të pranishme në Shkrimin Shenjt, sidomos te profetët.

Jezusi flet për disa shenja kataklizmike dhe apokaliptike për të sinjalizuar fundin e kohës. Ato janë dukuri tipike biblike dhe nuk duhet marrë si parashikime të sakta të ngjarjeve. Ato ndërlidhen me vizionin e Danielit mbi Birin e Njeriut mbi një re që vjen me fuqi dhe lavdi të madhe (krh. Dan 7). Kjo nuk ka për qëllim për t`iu futur njerëzve frikën e tmerrin, me përjashtim të atyre ndoshta që kanë jetuar jetë të liga.

Por për dishepujt, pasuesit besnikë të Jezusit, kjo është një kohë për tu “drejtuar dhe për të çuar kokën lart, që ta dimë se është afër çlirimi”. Vuajtjet dhe turbullirat janë pjesë përbërëse e jetesës së krishterë në plotësi. Mesazhi ynë dhe vizioni ynë është një “shenjë kundërshtie”, një fanar drite për shumë vetë dhe për të tjerët një kërcënim që të shkulen me rrënjë pabesia dhe korrupsioni.

Por për ata që janë përpjekur të jetojnë nga vizioni dhe vlerat e Ungjillit, për ata që janë përpjekur për të kërkuar dhe për të gjetur Jezusin në të gjithë njerëzit dhe ngjarjet e jetës së tyre, të cilët kanë kaluar orë me të në dialog intim, është e koha e çlirimit të tyre përfundimtar, një kohë kur s`do të ketë më dhembje, s`do të ketë më lot, s`do të ketë më vuajtje, s`do të ketë më zhgënjime. Përkundrazi, ata do të hyjnë në një kohë të pandërprerë dashurie dhe intimiteti, lirie dhe paqeje, gëzimi dhe ngushëllimi.
Pra, ndërsa i afrohemi fundit të një viti tjetër liturgjik, e bëjmë këtë me një notë ngjitjeje, optimiste.

 

P. Shtjefën Dodes SJ

 

Previous Një shembull të rinjsh që punojnë për komunitetin
Next Mësimi i fikut

Sugjerime