Një shembull të rinjsh që punojnë për komunitetin

Një shembull të rinjsh që punojnë për komunitetin

Të jesh pjesë e periferive shpesh do të thotë te jesh larg aktiviteteve, ngjarjeve ose dhe të jesh disi më i përulur se banorët e një qyteti. Kjo thellohet ndoshta dhe pak më tepër kur jeton në Bathore ose në Kamëz. Ndodh shpesh që kwta banorë të përballen me njerëz të cilëve po t’iu thuash që jeton në këto vende të shohin me sy të tjere. Studentët janë më të prekurit e banorëvë “qytetarë”. Por nuk është kjo çështja që do të trajtojmë. Në periferi, më saktë në Kamëz gjendet një grup të rinjsh

të cilët marrin pjesë rregullisht në punë vullnetare, gjë që qytetit i mungon. Grupi quhet “Chiro”(hiro) është themeluar nga një prift belg Don Koen von Kerschaver i njohur si don Korrado i cili solli eksperiencën e tij nga Belgjika dhe u mundua ta bënte pjesë të aktiviteteve fetare të Kamzes. Fillimisht çdo aktivitet kishte synim kryesor bashkëpunimin e fëmijëve dhe të rinjve me njëri-tjetrin dhe drejtimin e tyre drejt vullnetarizmit. Aktivitetet kishin në bazë të tyre tema te ndryshme sociale e fetare të ndërthurura me lojra të zhvilluara në ambjente të hapura. Vitin e parë, shprehet don Konrrado- ka qënë shumë, shumë e vështirë sepse fëmijët nuk ishin mësuar që të ishin bashkë në ambjnte të tjera përveç shkollës dhe shpesh sapo takoheshin me njëri-tjetrin ata ziheshin dhe mbanin inat me njëri-tjetrin, por kjo nuk zgjati shumë pasi ata vetë ishin të parët që e kuptuan vlerën e këtij grupi. Fillimisht ishin disa te rritur të punësuar të cilët kujdeseshin për aktivitetet, por pas 2 viteve të para lindën dhe vullnetarët të quajtur animatorë. Ata duhej që të ishin aktivë në grup, të mos mungonin pothuajse asnjëherë dhe të kishin karakter lideri. Në drejtimin e drejtuesit të animatorëve Dritan Syla gjatë çdo të premteje ata hartonin programin per diten e shtune paradite. Dita e shtunë ështe dita në të cilen të gjithë fëmijët që duan mblidhen në ambjentet e grupit dhe të udhehequr nga animatoret zhvillojnë lojra të ndryshmë fizike dhe edukative. Lojrat kanë si qëllim stimulimin e komunikimit me njëri-tjetrin , pjesmarrjen sa më të madhe në aktivitete e përfshirjen në to si dhe solidaritetin dhe barazinë mes fëmijëvë. Pjesmarrja mesatare e fëmijëve ka qënë rreth 100. Animatorë në vitet e para nuk ishin më shumë se 10 por ata ndërroheshin shumë shpesh. Sot grupi Chiro ka një pjesmarrje shumë të madhe animatorësh të cilët janë në krye të gjitha aktiviteteve. Tashmë në këtë grup nuk ka asnjë të punësuar, por të gjithë janë vullnetare. Në vitet e para çdo gjë ishte e përqëndruar tek fëmijët ndërsa sot është rritur vëmëndja dhe ndaj të rinjve dhe angazhimit të tyre ne grup. Grupi i të rinjve përbehet nga 40 përsona të ndarë në animatorë, kandidate dhe parakandidatë. Pothuajse të gjithë këta të rinj kanë dalë nga grupi i fëmijëve. Rrugëve të Kamzës mund të shikosh shumë shpesh fëmijë, të rinj dhe studentë të veshur me bluza të kuqe, blu ose portokalli e me një stampim me shkronja të mëdha “CHIRO” tek ecin shpejt e shpejt për të arritur në ambjentet e Chiro-s. Ambjentet e Chiro-s janë të shumta po kurrw të mjaftueshme për ta. Ata kanë një sallë të madhe me një biblioteke, tavolin ping-pongu dhe kompjuter ku ata i gjen në çdo dite te javës dhe në çdo orë të ditës duke kërkuar në internet ose duke luajtur ping-pong me njeri-tjetrin. Kanë gjithashtu një fushë volejbolli për të cilën kanë investuar vete për të blerë rrjëtën e topat…aty i gjen deri në mesnatë duke i prishur qetësinë qytetit të Kamzës. Një fushë rreth 8 mijë metra në zonën e Valiasit është pronë e Chiro-s në të cilën zhvillohen të gjitha aktivitetet fizike. Animatorët e këtij grupi shumica janë në shkollë të lartë ose maturante.Ka në mesin e tyre studentë të gjitha fushave të cilët kudo që shkojnë nuk harrojnë dhe promovojnë vlerat edukative të këtij grupi. Grupi është një pasuri për Kamzën, pasi është e vetmja gjë që mbledh së bashku fëmijët dhe të rinjtë duke i larguar nga rruga dhe nga probleme të shumta të shoqërisë sot. Kamza është një përzierje kulturash të ndryshme dhe kjo mund të shihet dhe në përbërjen e këtij grupi në të cilin bëjnë pjesë tropojanë, pukjanë, mirditorë dhe kohët e fundit këtij grupi i janë afruar dhe disa të rinj nga jugu të cilët nuk janë katolikë, por kanë një dëshirë të madhë për të qënë pjesë e tij. (Maria Pepkolaj) Grupe të tilla Chiro ka dhe në shumë vende të botës. Ka në Filipinë që nga viti 1952,Burundi (Afrika e Jugut) ,Botswana,Lesotho ,Kongo dhe në Haitit. Grupet Chiro janë projektuar për vende të botës së tretë dhe shpesh janë të financuara nga vende të tjera. Fillimisht në Shqipëri ishin të financuara nga shoqata në Belgjikë por tashmë ato nuk financohen me nga askush, por mbahen nga vete banorët e Kamzës. Chiro fillimisht ka lindur si mbi bazën e fesë, por në ditët e sotme edhe pse e lidhur ngushtesisht me fene katolike dhe me Kishën e Kamzes nga e cila mbahet ka pranuar dhe pranon dhe të rinj të cilët nu janë katolikë. Ne këtë muaj janë zhvilluar shumë aktivitete të cilat kanë mbledhur shumë të rinj dhë fëmije. Po të jesh një ditë me ta harron çdo problem dhe mund të ndodhë të habitesh nga dashuria që të dhurohet nga vete fëmijët e grupit të cilët i bashkon dëshira për të luajtur e për të qënë bashkë. Angazhimi i animatorëve të cilët zgjohen herët në mëngjes e lënë të gjitha punët e tyre për t’u marrë me këtë grup është shum i madh dhe efektiv.Tek flasim me ta vëren mardhënien mes tyre, ata janë të lirshëm e të sigurt në çdo gjë që ata flasin dhe respektojnë njeri-tjetrin. Flasin pafund dhe programojnë se çfarë do të bëjnë pas aktiviteteve me fëmijët me njëri-tjetrin.Ata janë të djersitur, të skuqur nga dielli i forte i korrikut, të lagur e të bërë gjith baltë nga lojrat, por duan sërish të qëndrojnë me njëri-tjetrin.

Previous Zemër nane
Next Ungjilli i ditës: Jezusi paralajmëron rrënimin e Tempullit dhe ardhjen e Birit të njeriut

Sugjerime