Cilët janë “Etërit e Evropës”?

Cilët janë “Etërit e Evropës”?

 

Për një pjesë të historiografisë dhe në përfytyrimin popullor ata janë “etërit e Europës”. Në realitet bëhet fjalë për personazhe politike që me realizëm dhe me bindje të thella kanë përshkuar rrugën e mundimshme për të afruar popujt dhe Shtetet e Kontinentit të vjetër për t’u siguruar popujve paqe dhe zhvillim pas tragjedisë së Luftës së Dytë Botërore. Në të vërtetë ndjenja europeiste që patën sëbashku personazhe të kalibrit të De Gasperit, të francezit Schumann dhe të gjermanit Adenauer

ka qenë ndërmjet vieteve ‘40 dhe ’50 një nga faktorët shtytës për krijimin e BEQÇ (bashkimi Europian i qymyrgurit dhe celikut 1951) , të BEE (Bashkimi Ekonomik Europian 1957) për të arritur deri te BE (qe lindi me Traktatin e Masstricht-it në 1992). Bëhet fjalë për katolikë me moshë, prejardhje dhe formimi kultuor të ndryshëm, por që kanë të përbashkët ideale të qëndrueshme demokratike dhe solidariteti. Përkarshi tyre nuk duhet të harrohen edhe figura të tjera me frymëzim të ndryshëm të cilët edhe ata kanë zënë një vend të tyrin në këtë “olimp të veçantë të Europës”.

 

Alcide de Gasperi (Pieve Tesino, Trento, 1881 – Sella di Valsugana, Trento 1954). Pasi përfundoi studimet universitare në Vjenë, mori pjesë në vitin 1904 në themelimin e Bashkimit Politik Popullor në Trentino i cili kishte frymëzim të krishterë. U bë anëtar i Kuvendit të Innsbruck-ut dhe deputet i parlamentit të Vjenës në vitin 1911. Pas Luftës së dytë botërore, pasiqë Trentino iu kthye Italisë u bë pjesë e veprimtarive të Partisë popullore, duke bashkëpunuar ngushtë me Don Luigi Sturzo-n. Në vitin 1921 u zgjodh deputet. Si Sekretar i partisë gjatë muajve të Abentino-s u detyrua të japë dorëheqjen dhe pësoi një vit burg fashist; e atëherë prej vitit 1929 punoi pranë Bibliotekës së Vatikanit. Gjatë luftës bashkëpunon në shtrirjen e programit të qeverisë për Partinë Demokristiane e cila sa po lindtte duke u bërë Kryetar i saj. Përfaqësoi DK në Komitetin e Çlirimit Kombëtar. Ministër pa portofol në qeverinë Badoglio, merr përgjegjësinë e punëve të Jashtme në ministritë e Bonomi-t dhe Parri-t. Ndërmjet vitit 1945 dhe ’53 bëhet pandërprerë Kryeministër: udhëheq më së pari një koalicion me të gjitha partitë e KÇK (Komiteti për Çlirim Kombëtarë), më pas gjendet në krye të Qeverive të Qëndrës. Gjatë “erës De Gasperi”, Italia pajiset me një Kushtetutë republikane, përforcon demokracinë e brëndshme dhe i jep udhë rindërtimit ekonomik. I aktivizuar në planin ideal dhe kulturorë në favor të njësimit europian, që nga vitet e para të pasluftës, është ndër të parët mbështetës entuziast të BEQÇ (Bashkësia Europiane e Qymyrgurit dhe Çelikut). Në 1952 kërkon, por pa sukses, që projekti i një Bashkësie europiane mbrojtjeje të shndërrohej në një institucion më të gjërë politik. Në të njëjtin vit i jepet Çmimi Karli i Madh për angazhimin e tij europeist. Në 1954, pak muaj para se të vdiste, mbulon për një kohë të shkurtër postin e presidentit të Asamblesë parlamentare të BEQÇ.

 

Robert Schuman (Luksemburg, 1886 – Scy-Chazelles, Mosella, 1963). Me prejardhje nga një familjeje lorenase, merr pjesë në Luftën e Parë Botërore në trupat gjermane. Në fund të konfliktit, pasi u bë qytetarë francez, zgjidhet deputet i Partisë Demokratike Popullore me aspiratë të krishterë. Mes viteve ’40 – ’41 është nënsekretar pranë refugjatëve; në vitin 1941 internohet në Gjermani. Arratiset e kthehet në Francë, më pas merr pjesë në Lëvizjen e Rezistencës. Në 1944 është ndër themeluesit e Partisë së re Kristian demokrate francese, Lëvizja Republikane Popullore (LRP). Menjëherë pas luftës mbulon postin e ministrit të Financave, ndërsa gjatë periudhës 1947-48 bëhet Kryeministër. Udhëheq Francën për të marrë pjesë në Planin Marshall dhe jep një kontribut të vendosur në pajtimin me Gjermaninë. Më 9 Maj 1950 paraqet të ashtëquajturin “Deklarimi Schuman”, i përpunuar me kontributin vendimtarë të Jean Monnet, për themelimin e një bashkësie europiane për qymyrgurin dhe çelikun (i mëvonshmi BEQÇ). Pasi la postet ministrore, bëhet president i Asamblesë Parlamentare të Strasburgut (1958-1960).

 

Konrad Adenauer(Këln, 1876 – Rhondhorf, 1967). Që në moshë të re merr pjesë në Partinë katolike të Zentrum (Qendër). Në 1917 zgjidhet kryetar bashkie i Këlnit. Pas ardhjes së nazizmit është i detyruar të tërhiqet nga jeta politike dhe në periudhën 1933-44 njihet me burgjet e regjimit hitlerian. Në 1945 kthehet në skenën politike duke marrë pjesë në themelimin CDU (BKD – Bashkimi Kristian Demokrat), partia katolike e Gjermanisë perëndimore; shumë shpejt bëhet prijës absolut dhe president i saj deri në mesin e viteve ’60. Në vitin 1949 është Kancelari i parë i të sapolindurës Republikës Federale Gjermane, post të cilin e mban deri në vitin 1963. Udhëheq me vendosmëri rindërtimin ekonomik, duke punuar për forcimin e brendshëm të demokracisë dhe për futjen rishtazi të Gjermanisë në rrethin e bashkësisë ndërkombëtare. Mes viteve ’51 – ’55 është edhe ministër i Punëve të Jashtme dhe e shpie vendin e vet të marrë pjesë në BEQÇ e në BEE. Do të mbështesë deri në fund domosdoshmërinë e një afrimi mes tyre të Shteteve perëndimore europiane, si kundërpeshë anti-sovjetike, por edhe me bindjen e një rrënje të përbashkët historike e kulturore.

 

“Etërit” e tjerë të Bashkimit. Mes figurave të shumta domethënëse që do të mund të kujtoheshin pranë atyre tre shtetarëve që u vendosën në udhëheqjen e integrimit të kontinentit, do të duhej të citoheshin edhe dy politikanë të tjerë të përmasave europiane. I pari është Jean Monnet (Cognac, 1888 – Bazoches, Paris, 1979), ekonomist, biznesmen e politikan francez. Frymzues dhe promovues i “Deklaratës Schuman” e cila çoi drejt krijimit të BEQÇ, për të cilën do të jetë edhe presidenti i parë; themelon në vitin 1955 Komitetin e veprimit për Shtetet e Bashkuara të Europës. Shtetari tjetër për t’u përmendur është Paul-Henri Spaak (Schaarbeek, 1899 – Bruksel, 1972), politikan belg i cili zbulohet si njëri ndër promovuesit më të mëdhenj të Bashkimit Europian. Ndër postet e mbuluara prej tij mund të përmendim atë të presidentit të Asemblesë së Këshillit të Europës (1949–1951) dhe të Asemblesë BEQÇ (1954-1957). Një tjetër italiani i takon një vend i veçantë në galerinë e përsanozheve europeiste: bëhet fjalë për Altiero Spinelli-n (Rome, 1907-1986), komunist, që herët i përjashtuar nga partia pasi kritikoi dhunën dhe “spastrimet” staliniste; i përsekutuar nga regjimi fashist për 16 vite, mes burgut dhe internimit. Në 1941, nga internimi i Ventotene-s (ishull ne detin Tirren), bashkë me Ernesto Rossi-n shkruan “il Manifesto” i federalizmit europian. Komisionier europian nga 1970 deri më 1976, zgjedhet në Parlamentin e Strasburgut në 1979 dhe rizgjedhet në 1984. Është vepër e tij projekti që udhëheq drejt Aktit Unik Europian, në 1986. Me Jacques Delors (Paris, 1925) bëhet kalimi nga historia në të tashmen. Katolik, sindakalist, përfaqësues i Partisë Socialiste Franceze, udhëheq Komisionin gjatë periudhës vendimtare 1985-1994, me rihapjen e zhvillimeve të integrimit në një Europë e cila zgjerohet në 15 Shtete anëtare. Mes rezultateve të këtyre viteve duhen përmendur firmosja e Traktatit të Masstrich-it (1992), me të cilin lind Bashkimi Europian, Libri i Bardhë mbi “Konkurueshmëri, zhvillim dhe punësim”, progreset e bashkimit ekonomik e monetar të cilat pararendin inaugurimin e monedhës.

Previous Papa: “Edhe unë rrëfehem çdo 15 ditë”
Next Vdes ne nje aksident Deputeti Sokol Olldashi

Sugjerime