Tajfuni ne Filipine: afersia e Papes Francesku

Tajfuni ne Filipine: afersia e Papes Francesku

Agjencitë e lajmeve ndërkombëtare flasin për më shumë se 10 mijë vetë të vdekur nga tajfuni Hayian në Filipine. Një tragjedi e vërtetë për të cilën është shprehur edhe Papa Francesku në rrjettin Twitter. Një dhemibje e thellë e Papës për atë çka po ndodh në Filipine. Papa, lajmëron Radio Vatikani, është informuar mbi situatën dramatike që po kalon vendi dhe shpreh afërsinë e tij për popullatën, duke u siguruar viktimave lutjen e tij. “Ju kërkoj të gjithë juve të bashkoheni me mua në lutje për viktimat e tajfunit Haiyan-Yolanda, sidomos për ata në ishujt e dashur të Filipineve”. Kështu Papa, në një tweet në anglisht në faqen e tij, ka theksuar afërsinë e tij me popullsinë e Filipineve.

Previous Si do t’i shmangë Kroacia martesat gay? Një përvojë për t’u ndjekur edhe në Shqipëri (sa nuk është vonë)
Next Duke u dridhur përpara shpresës – Besimi ynë në ringjallje

Sugjerime