Redaksionale: vdekjet e bardha!

Redaksionale: vdekjet e bardha!

 

 

 

 

 

Incidentet shumë të rënda të ndodhura këto ditë në Pogradec dhe Librazhd, ku kanë humbur jetën 7 persona, na kanë tronditur të gjithëve. Përveç dhimbjes, e cila në këto raste tejkalon çdolloj kuptimi apo shpjegimi njerëzor, ne kemi për detyrë të mendojmë e të refektojmë thellë mbi gjëndjen e jetës së shumë familjeve shqiptare e sidomos me kushtet e vendeve të punës.

Të gjithë kanë të drejtë për një jetë të denjë e për një punë të denjë e me kushte të mira. Prandaj solidarizimi me viktimat duhet të nxisë insitucionet në vend që të përpilojnë strategji të reja dhe të krijojnë kushtet për të garantuar siguri në vendet e punës. Është e vërtetë që të rinjtë në Pogradec kishin shkuar jo me punë, por për të nxjerrë metale për skrap për mbijetesë, sikurse thuhet nga agjencitë e lajmeve, por edhe në këto raste mbyllja apo sigurimi i siteve ku nuk punohet më duhet të jetë një përparësi. Një politikë e kushteve të punës dhe e kontrollit të kantiereve që nuk përdoren më nuk mund të anshkalohet.

 

Previous Zgjohet nga gjendja e komes pas 10 vjetesh, por ne RAI TV dikush thote "kjo s'eshte jete"....
Next Fëmijët e të korruptuarve: të uritur për dinjitet!

Sugjerime